Covid demenca (Foto ABCnews)

Covid demenca (Foto ABCnews)

Njerëzit që shërohen nga Covid 19 vuajnë nga shkalla e rritur e mjegullës së trurit dhe demencës, sipas studimit më të madh të këtij lloji, i cili u publikua të enjten.

Hulumtimi, i cituar nga “China Daily”, sugjeron se kushte të tilla neurologjike dhe psikiatrike mbeten më të zakonshme edhe dy vjet pas një infeksioni Covid 19, krahasuar me infeksionet e tjera të frymëmarrjes. Studiuesit gjetën gjithashtu një rrezik në rritje të ankthit dhe depresionit, por vunë në dukje se ai ulet në përputhje me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes brenda dy muajve nga kontraktimi i Covid 19. Studimi, i botuar në revistën “The Lancet Psychiatry”, analizoi të dhënat mbi 14 diagnoza neurologjike dhe psikiatrike të mbledhura nga më shumë se një milion të dhëna shëndetësore të pacientëve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, gjatë një periudhe dyvjeçare.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3.7 për qind e pacientëve me Covid 19 zhvillojnë një simptomë post-Covid. (Elona)