Suedi ndihma per ushqim (Foto Xinhua)

Suedi ndihma per ushqim (Foto Xinhua)

Ndërsa çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten, gjithnjë e më shumë njerëz në Suedi po kërkojnë ndihmë për ushqimin e përditshëm.

Që nga kjo pranverë, një numër në rritje suedezësh kanë aplikuar për skemat bamirëse që ofrojnë ushqime falas ose me ulje të lartë.

Jonas Wihlstrand, sekretari i përgjithshëm i “Misionit të Qytetit” i tha “Xinhua” së fundmi se anëtarësimet në supermarketet sociale të drejtuara nga misioni janë dyfishuar që nga kjo pranverë.

"Shumica e anëtarëve të rinj janë prindër të vetëm me përfitime papunësie, pensionistë dhe të rinj të papunë",- tha Wihlstrand, duke shtuar se ata do të shtojnë përpjekjet për të ndihmuar më të varfrit, pasi inflacioni marramendës nuk duket se do të ulet së shpejti. Misionet Suedeze të Qytetit ofrojnë skema ushqimore në dhjetë qytete në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytetin Stokholm, rreth 5500 familje dhe individë janë regjistruar si anëtarë të rinj në katër supermarketet sociale në periferi të qytetit deri tani këtë vit.

Anëtarësimi në supermarkete të tilla sociale është falas për ata që kanë të ardhura nën nivelin e jetesës dhe u jep të drejtën për një zbritje prej të paktën dy të tretat e çmimeve të zakonshme të shitjes me pakicë. Konflikti i vazhdueshëm Rusi-Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe kushtet ekstreme të motit kanë rritur inflacionin në Suedi, duke e bërë jetën të vështirë për shumë familje suedeze. (Elona)