Nju Orlins (Foto Xinhua)

Nju Orlins (Foto Xinhua)

Nju Orlins në shtetin amerikan të Luizianës kishte shkallën më të lartë të vrasjeve për frymë në mesin e qyteteve të SHBA-së në gjysmën e parë të këtij viti, citoi “Fox News” të dhënat e përpiluara nga policia.

Shkalla e vrasjeve të qytetit ishte 36.8 për 100,000 banorë, citon “Xinhua”. Nju Orlins u pasua nga Baltimore me një normë prej 29.1, Birmingham 28 dhe St. Louis 27.8. Këto shifra pasqyrojnë vetëm të dhënat e vrasjeve në gjysmë të vitit 2022 dhe janë subjekt i ndryshimit, thuhet në raport, duke vënë në dukje se një prirje shihet në rritjen e dhunës në të gjithë vendin në tërësi.

“Në vitin 2021, më shumë se një duzinë qytetesh në SHBA raportuan numër rekord të vrasjeve, pas një tendence dhune që filloi në vitin 2020”, - thuhet në raport. (Elona)