Foto nga VCG

Japonia shënoi të hënën 77-vjetorin e dorëzimit të saj në Luftën e Dytë Botërore, me kryeministrin Fumio Kishida që mbajti fjalimin e tij pa u penduar për historinë e agresionit të vendit gjatë kohës së luftës, njofton “Xinhua”.

Kishida, në fjalën e tij, tha se historia e vuajtjeve dhe të atyre që vdiqën në luftë janë diçka që nuk duhet harruar dhe u zotua se tmerret e luftës nuk duhet të përsëriten kurrë.

Fjalimi, megjithatë, nuk përmendi agresionet e Japonisë gjatë kohës së luftës.

Kjo është një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar për të vlerësuar reflektimin e ndershëm të Japonisë mbi mizoritë e saj të kohës së luftës dhe kryeministrat japonezë kishin trajtuar më parë agresionin e vendit gjatë kohës së luftës në përkujtimin vjetor.

Pas fjalimit të Kishidës, perandori Naruhito i shoqëruar nga perandoresha Masako mbajtën një minutë heshtje. “Duke pasur parasysh ndjenjat e keqardhjes së thellë, shpresoj se shkatërrimet e luftës nuk do të përsëriten kurrë”,- deklaroi Perandori Naruhito. (Fatosi)