Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, e pranoi ditët e fundit në një intervistë se BE-ja i trajton me standarde të dyfishta konfliktin Rusi-Ukrainë dhe konfliktin izraelito-palestinez. “Politika ndërkombëtare në një masë të madhe është një lloj ‘menaxhimi me standarde të dyfishta’ dhe ne nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtin standard,” vuri në dukje ai.

Fjalët e Borrellit ekspozuan rënien e besueshmërisë së diplomacisë së BE-së. Mark Leonard, kryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, shkroi më parë në një artikull se “fuqia e butë” e BE-së është dobësuar, për shkak të hipokrizisë së BE-së në çështjet ndërkombëtare. (Li Huailiang/Artan)