foto/VCG

foto/VCG

Në Ditën Kombëtare të Minoriteteve, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif, tha se qeveria e tij është përpjekur të kompensojë mangësitë socio-ekonomike dhe të sigurojë një fushë loje të barabartë për pakicat në vend.

“Sot dëshiroj të riafirmoj vendosmërinë e qeverisë për përmirësimin dhe mirëqenien e pakicave tona dhe përfshirjen e tyre sa më të plotë në jetën dhe zhvillimin kombëtar”,- tha Sharif, sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e kryeministrit. Për të arritur objektivin, ai tha se qeveria ka miratuar masa si ndarja e kuotave të veçanta në forumet përfaqësuese në institucionet dhe shërbimet arsimore, citon “Xinhua”.

Pjesë e masave janë edhe mbështetja financiare e përkushtuar për promovimin dhe ngritjen e shtresave më të varfra të minoriteteve, shtoi kryeministri.

Dita Kombëtare e Minoriteteve, e cila festohet çdo vit më 11 gusht, shërben për të nënvizuar kontributet që komunitetet pakicë kanë dhënë në zhvillimin kombëtar, sipas deklaratës.

“Pakistani i përket popullit të tij pa asnjë diskriminim të kastës, besimit dhe ngjyrës”,- tha kryeministri. (Irma)