foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimit të uebsajtit amerikan “STAT” të enjten, të dhënat nga shumë shtete të ShBA-së tregojnë se shumica e amerikanëve të infektuar nga lia e majmunit janë afro-amerikanë, ndërsa përqindja e afro -amerikanëve që kanë bërë vaksina kundër lisë së majmunit është më e ulët se ajo e amerikanëve të bardhë.

Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së (CDC) tregojnë se 26 % e rasteve të lisë së majmunit të raportuara deri më 5 gusht në këtë agjenci, ishin afrikano-amerikanë dhe 28 % hispanikë, shifra këto më të mëdha se përqindja që zënë këto dy grupe në popullsinë e përgjithshme të ShBA-së. Disa ekspertë amerikanë u shprehën se statistikat nuk janë të mjaftueshme për të treguar plotësisht pabarazinë raciale, sepse jo të gjitha shtetet kanë raportuar në kohë dhe tërësisht rastet e infektimit, dhe ata kanë frikë se gjendja reale mund të jetë shumë më keq.

Ekspertët shëndetësorë thonë se nuk është habi që ndikimi i lisë së majmunit ndaj afro-amerikanëve dhe hispanikëve është më i madh, ashtu si pandemia e koronavirusit preku më rëndë njerëzit me ngjyrë dhe ata të varfër. Po ashtu, edhe qeveria amerikane ka dështuar përsëri në përgjigjen ndaj situatës. (Fang Xiaoyu/Artan)