foto/VCG

foto/VCG

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, shprehu alarmin për numrin e lartë të palestinezëve, përfshirë fëmijë, të vrarë dhe të plagosur në përshkallëzimin e fundit në Gaza, shkruan “Xinhua”.

“Shkaktimi i lëndimit të çdo fëmije gjatë rrjedhës së konfliktit është thellësisht shqetësues dhe vrasja dhe plagosja e kaq shumë fëmijëve këtë vit është diçka e pandërgjegjshme”, -tha Bachelet në një deklaratë për media.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut njoftoi se ka verifikuar 48 vdekje ndër palestinezët në dhunën e javës së kaluar nga 5 deri më 7 gusht. Midis tyre të paktën 22 ishin civilë, duke përfshirë 17 fëmijë dhe katër gra.

Shifrat treguan gjithashtu se javën e kaluar, 19 fëmijë palestinezë janë vrarë në territorin e pushtuar palestinez, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i këtij viti në 37.

Zyra vuri në dukje se ndërsa armëpushimi për përshkallëzimin e fundit në Gaza po mbahet, tensionet mbeten shumë të larta në Bregun Perëndimor, ku katër palestinezë u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën më 9 gusht.

“Situata në Palestinë është jashtëzakonisht e brishtë dhe ngjarje të tilla si në Nablus rrezikojnë të ndezin armiqësi të mëtejshme në Gaza. Përmbajtja maksimale është e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme”,- tha Bachelet. (Irma)