Foto nga VCG

Italia nisi të hënën vaksinimin e njerëzve kundër lisë së majmunëve.

Spitali “Spallanzani”, spitali kryesor i sëmundjeve infektive në Romë, njoftoi se 10 persona janë vaksinuar të hënën dhe pritet të vaksinohen më shumë se 200 persona në vijim, përcjell “Xinhua”.

Italia po përdor vaksinën “Jynneos” me dy doza, e cila u krijua për të luftuar përhapjen e lisë, por besohet të jetë efektive edhe kundër lisë së majmunëve, pasi viruset janë të përafërta.

Vaksina mund të administrohet vetëm te të rriturit. Megjithëse vaksina “Jynneos” nuk është e re, sipas medieve nuk ka rezerva të mëdha për serumin në Itali.

Raportet e mediave treguan gjithashtu se numri i kërkesave për vaksinim deri të hënën vonë kishte tejkaluar 600 dhe ishte ende në rritje. (Elona)