Foto nga VCG

Karvani i parë i anijeve me drithë u largua nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, në bazë të një marrëveshje historike për të parandaluar një krizë globale ushqimore, deklaroi ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, përcjell “Xinhua”.

“Tre transportuesit “Navi Star”, “Rojen” dhe “Polarnet” bartin 57.000 tonë misër ukrainas me destinacion Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Irlandën”, -shkroi Kubrakov në “Facebook”.

Tre porte ukrainase, përkatësisht Odesa, Chornomorsk dhe Pivdenny, mund të eksportojnë rreth 3 milionë tonë drithë në muaj, tha Kubrakov, duke shtuar se Ukraina gjithashtu mund të importojë mallra bujqësore nëpërmjet Detit të Zi. Sipas planit të qeverisë, të tre portet së shpejti mund të trajtojnë më shumë se 100 anije në muaj, tha Kubrakov.

Më 22 korrik, Ukraina dhe Rusia nënshkruan veçmas një marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll për të rifilluar dërgesat e ushqimit dhe plehrave nga portet ukrainase në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet Detit të Zi.

Më 1 gusht, anija e parë e mallrave që transportonte grurë u nis nga porti ukrainas i Odesa-s për në portin e Tripolit në Liban. (Irma)