Covid i gjate ne SHBA (Xinhua)

Covid i gjate ne SHBA (Xinhua)

Covid-i i gjatë është përshkruar si katastrofa e ardhshme kombëtare shëndetësore e SHBA-së dhe pandemia pas pandemisë, analizoi së fundmi fondacioni “Kaiser Family”.

Në një artikull vëzhgues të politikave të publikuar të hënën, fondacioni vërejti se Covid-i i gjatë përfshin një sërë simptomash potencialisht paaftësuese dhe mund të prekë 10-33 milionë të rritur në moshë pune në SHBA, përcjell “Xinhua”.

Sondazhet tregojnë se në mesin e të rriturve me Covid të gjatë që kanë punuar para infeksionit, mbi gjysma janë pa punë ose punojnë më pak orë.

Covid-i i gjatë nuk është një kusht i vetëm, por një gamë e gjerë problemesh shëndetësore të reja, të rikthyera ose të vazhdueshme që njerëzit përjetojnë pasi janë infektuar fillimisht me virusin që shkakton Covid 19, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. (Elona)