Foto: VCG

Foto: VCG

Kohët e fundit, Nancy Pelosi ka shumë telashe. Së pari, djali i saj është përfshirë në një skandal që po hetohet prej FBI-së. Së dyti, i shoqi dyshohet për tregtim të brendshëm të aksioneve. Së treti, dhe më e rëndësishmja, është nëse ajo do ta mbajë apo jo postin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së. Të dhënat e fundit të sondazheve tregojnë se më shumë se gjysma e amerikanëve kanë opinion negativ për të.

Prandaj, ajo zgjodhi të bëjë bujë për çështjen e Tajvanit, për të kandiduar sërish për në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vitin 1987, deputetja Sarah Burton, një mike e familjes Pelosi, i njoftoi publikut në shtratin e saj të vdekjes se shpresonte që Nancy Pelosi të "trashëgonte" vendin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve. Më 2 qershor 1987, Pelosi më në fund u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së. Atë vit ajo ishte 47 vjeçe.

Pelosi nuk spikati mes anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ndaj, për t'u ngjitur lart, vetëm mund të përdorte disa mjete më ekstreme dhe të pakufizuara. Kështu, Pelosi u bë pjesë e grupit të politikanëve në Kongresin e ShBA-së që manipulojnë më shumë me çështjet politike.

Pelosi, e cila është politikisht spekulative, e bën këtë për interesat e veta dhe të familjes së saj. Vitet e fundit, bashkëshorti i Pelosit, Paul Pelosi, është bërë fokusi i bursave amerikane. Çuditërisht, vizioni i investimeve i Paul Pelosit është gjithmonë përpara politikave të qeverisë amerikane.

Në dhjetorin e vitit 2020 familja Pelosi bleu aksione të "Tesla"-s. Menjëherë pas kësaj, qeveria federale e ShBA-së "aksidentalisht" njoftoi se do të zëvendësonte 650 000 automjete të qeverisë federale me benzinë me automjete elektrike. Familja Pelosi fitoi shumë. Në majin e vitit të kaluar, Paul Pelosi investoi në gjigantin e internetit "Amazon". Shumë shpejt, në korrik, Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së njoftoi se do të anulonte kontratën me vlerë 10 miliardë dollarë për informatikën cloud, që fillimisht i ishte dhënë "Microsoft"-it. Kështu, aksionet e rivalit të "Microsoft"-it, "Amazon"-it, u rritën dhe Paul Pelosi përfitoi përsëri.

Sigurisht, kjo çoi edhe në dyshime.

Përveç kësaj, djali i Pelosit është përfshirë në hetimin e FBI-së për zyrtarët e korruptuar në San-Francisko.

Sigurisht, nëse ajo vazhdon të jetë në postin e saj, këto gjëra nuk ka rëndësi. Por gjëja e tretë që e shqetëson Pelosin është pikërisht humbja e postit të saj si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Kur i hedh sytë prapa në karrierën e saj politike, Pelosi mund të kuptojë qartë se ajo nuk ka menaxhuar as edhe një qytet të vogël me 1 000 banorë, por mundi të shkojë nga një anëtare e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve në kryetaren e parë femër të kësaj Dhome. Ajo ku Pelosi është vërtet shumë e mirë është logjika e politikës zgjedhore dhe bërja zhurmë për çështje të ndryshme për t'i shërbyer zgjedhjes së saj.

Teksa gjendet në telashe, Pelosi zgjodhi të luajë sërish me "kartën e Tajvanit". Megjithëse ShBA-ja ka premtuar vazhdimisht se politika e saj e "Një Kine" nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë, duke theksuar se nuk e mbështet "pavarësinë" e Tajvanit, ky premtim u shkel nga Pelosi, një politikane që shpërfill besueshmërinë e sigurinë e vendit të vet dhe interesat e Tajvanit, dhe dëshiron vetëm të arrijë interesat e saj vetjake.

Një spekulatore e tillë vetëm sa do ta çojë vendin e vet në rrugë të gabuar.