VCG

VCG

Rendimentet e grurit në Gjermani janë nën mesataren këtë vit për shkak të thatësirës. Sipas Shoqatës Gjermane e Fermerëve (DBV), rendimentet ishin pak mbi nivelin e vitit të kaluar, por gjithsesi 10 deri në 12 për qind nën mesataren e viteve të mëparshme, bën të ditur “Xinhua”.

“Edhe në ato rajone ku vëllimet e të korrave ishin një surprizë pozitive, gjetjet janë të përziera”, -tha shoqata e fermerëve, duke shtuar se përmbajtja e proteinave të papërpunuara, që gjithashtu përcakton çmimet, ishte dukshëm më e ulët se në vitet e mëparshme. Kjo u shkaktua nga kushtet e motit, por edhe nga një reduktim i aplikimeve të azotit si rezultat i rregulloreve të plehrave.

Në veçanti, verilindja e Gjermanisë ka vuajtur nga thatësira. Në korrik në të gjithë vendin u regjistruan temperatura mbi 40 gradë celsius.

Temperatura mesatare kombëtare në korrik arriti në 19.2 gradë, 2.3 gradë mbi periudhën referuese të vlefshme ndërkombëtare 1961-1990.

Rendimentet më të ulëta të grurit në Gjermani vijnë në një kohë kur situata e ofertës në tregjet ndërkombëtare është tashmë e tensionuar.

Për herë të parë që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, një anije mallrash e ngarkuar me grurë u largua nga porti i Odessa të hënën. (Elona)