Foto: VCG

Foto: VCG

Pabarazia ekonomike në ShBA është shkaku kryesor i dhunës me armë, thuhet në një artikull të revistës amerikane "Newsweek" të publikuar të hënën.

Sipas artikullit, në maj Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan një rritje prej 35 për qind të vrasjeve të lidhura me armët në vitet 2019 dhe 2020. Rritja më e madhe e vrasjeve lidhur me armët ka qenë ndër afroamerikanët. Shumica e vrasjeve ndodhin mes të rinjve afroamerikanë dhe hispanikë në lagjet historikisht më pak të financuara.

Ndërsa sipas njoftimeve të së martës po nga "Newsweek" , një studim tregon se një nga arsyet pse afroamerikanët dhe hispanikët kanë më shumë gjasa sesa amerikanët e bardhë të kenë sëmundjen e Alzajmerit (AD), është se ata vuajnë nga diskriminimi racial.