Foto:VCG

Foto:VCG

Ish-drejtori i Administratës së Ushqimeve dhe Barnave të ShBA-së (FDA) Scott Gottlieb publikoi një artikull të shtunën në "New York Times", ku u shpreh që në ShBA mungon infrastruktura bazë federale për përballimin e emergjencave publike shëndetësore, si lia e majmunit dhe COVID-19.

Gottlieb tha se, në fillim të shpërthimit të lisë së majmunit, ShBA-ja nuk bëri mjaft testime te njerëzit, ndërsa CDC-ja e zgjeroi sferën e testimit në laboratoret e mëdha komerciale vetëm në fund të qershorit.

“ShBA-ja ka të njëjtën mungesë reagimi ndaj lisë së majmunit si ndaj COVID-19,” shkruan Gottlieb në artikull. Sipas tij, nëse lia e majmunit mbetet në ShBA si një virus endemik, ky do të ishte dështimi më i madh i shëndetësisë publike në kohën moderne, teksa gjithçka mund të shmangej.

Deri të dielën, CDC-ja raportoi afro 5200 raste infektimi dhe tani, përveç Montanës, Vermontit dhe Uajomingut, lia e majmunit është përhapur në të gjitha shtetet e tjera të ShBA-së.