Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, përshëndeti angazhimin e Kinës për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, që sipas tij nxit zhvillimin në vend dhe shkurton kohën e udhëtimit, bën të ditur “Xinhua”.

Deklarata e presidentit Kenyatta u bë gjatë ceremonisë së inaugurimit të autostradës së Nairobit dhe Bypass-it Lindor të rinovuar të Nairobit.

“China Road and Bridge Corporation” ndërtoi autostradën 27 km të Nairobit sipas një modeli të partneritetit publik-privat. Testi i provës i rrugës u bë në maj.

Projekti i Bypass-it u ndërmor nga “China Communications Construction Company”, duke e zgjeruar në gjashtë korsi, nga dy që ishte.

Duke vlerësuar efikasitetin e rrugëve në reduktimin e bllokimit dhe rritjen e produktivitetit, Kenyatta tha se autostrada ka forcuar sektorët e turizmit dhe ka ndihmuar në punësimin e njerëzve. (Irma)