FotoË VCG

FotoË VCG

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, deklaroi se Turqia është e gatshme të ndihmonte dërgesat e produkteve ushqimore dhe kimikateve që presin në portet ruse në Detin e Zi.

“Ka ushqime dhe kimikate të ndryshme në portet e Rusisë. Transferimi i tyre është një çështje më vete përveç punës sonë për drithërat ukrainase. Por nëse mund të japim një kontribut, do të ishim të kënaqur ta bënim”, -deklaroi ministri Akar për agjencinë e lajmeve “Anadolu”, citon “Xinhua”.

Ndërkohë, anija e parë e mallrave që transportonte 26,000 ton misër për në portin e Tripolit në Liban u nis nga porti ukrainas i Odesës të hënën, sipas një marrëveshjeje që Rusia dhe Ukraina kanë bërë me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara.

Si pjesë e marrëveshjes, Turqia javën e kaluar ngriti një qendër të përbashkët koordinimi në Stamboll me përfaqësues nga Ukraina dhe Rusia për të monitoruar procesin e dërgesës së grurit.

Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusinë, ka ndërmjetësuar në mënyrë aktive midis dy palëve në konflikt. (Irma)