Foto: VCG

Foto: VCG

Anija e parë e mallrave që transporton grurë është larguar nga porti i Odesës në Detin e Zi në Ukrainën jugore, njoftoi ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, citon “Xinhua”.

Anija “Razoni” me flamur të Sierra Leones me 26.000 tonë misër është nisur për në portin e Tripolit në Liban, shkroi Kubrakov në “Facebook”.

Sipas tij, anija do të lëvizë përgjatë një korridori detar, siguria e të cilit garantohet nga Turqia dhe OKB-ja.

Rifillimi i eksporteve të grurit të Ukrainës do të ndihmojë në parandalimin e një krize globale ushqimore, do të kontribuojë me të paktën 1 miliard dollarë amerikanë në ekonominë ukrainase dhe do t'i hapë rrugën fermerëve të vendit që të përgatiten për fushatën e mbjelljes së vitit të ardhshëm, tha Kubrakov.

Anija e mallrave do të arrijë fillimisht në Stamboll në Turqi, ku do të inspektohet nga një qendër e përbashkët monitorimi, sipas një marrëveshjeje që Rusia dhe Ukraina kanë bërë me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, bëri të ditur përmes një deklarate Ministria turke e Mbrojtjes, e cila specifikoi se pas “Razonit”, anije të tjera do të nisen nga porti ukrainas i Odesës. (Irma)