Foto: VCG

Foto: VCG

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Ukrainës do të bjerë me 33.4 për qind këtë vit në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë, njoftoi Banka Kombëtare e Ukrainës, përcjell “Xinhua”.

Konflikti aktual, humbja e jetëve dhe ikja e popullsisë nga vendi janë faktorët kryesorë pas rënies, bëri të ditur banka përmes një postimi në “Facebook”.

Në parashikimin e saj bazë, banka bëri të ditur se PBB-ja nominale e Ukrainës do të tkurret nga 5.46 trilionë hryvnia (rreth 149.3 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2021 në 4.54 trilionë hryvnia (124.1 miliardë dollarë) në vitin 2022.

Sipas bankës, në tremujorin e tretë të vitit 2022, ekonomia e Ukrainës pritet të bjerë 37.5 për qind nga viti në vit, pas rënies me 15.1 për qind dhe 39.3 për qind respektivisht në tremujorin e parë dhe të dytë.

Norma e inflacionit në Ukrainë pritet të arrijë në 31 për qind në fund të vitit 2022 krahasuar me 10 për qind në vitin e kaluar, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, banka parashikoi mundësinë që ekonomia ukrainase do t'i rikthehet rritjes në vitin 2023, me një rritje të PBB-së me 5.5 për qind.

PBB-ja e Ukrainës u rrit me 3.4 për qind në 2021 pas një tkurrjeje prej 4 për qind në vitin 2020, raportoi banka në maj. (Irma)