Foto: VCG

Foto: VCG

Parlamenti ukrainas miratoi një projektligj për t'u dhënë status të veçantë qytetarëve polakë në Ukrainë.

“Propozimi presidencial për dhënien e statusit special për shtetasit polakë në Ukrainë u mbështet nga 283 ligjvënës në asamblenë prej 450 vendesh”, -shkroi deputeti Yaroslav Zheleznyak në “Telegram”, citon “Xinhua”.

Sipas tij, legjislacioni i ri u lejon qytetarëve polakë të qëndrojnë ligjërisht në Ukrainë për 18 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u jep qytetarëve polakë të drejta të barabarta si ukrainasit në punësim, aktivitete ekonomike, si dhe në marrjen e arsimit dhe ndihmës mjekësore në Ukrainë.

Më 11 korrik, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti në Parlament projektligjin për vendosjen e garancive ligjore dhe sociale për qytetarët polakë në Ukrainë, në shenjë mirënjohjeje për popullin polak për solidaritetin dhe mbështetjen e tij për Ukrainën. (Irma)