VCG

VCG

Rastet e reja ditore me Covid-19 në Japoni arritën një rekord të ri të mërkurën, duke kaluar shifrën 209.000, për herë të parë pasi nënvarianti shumë i transmetueshëm BA.5 Omicron vazhdon të përhapet me shpejtësi, përcjell “Xinhua”.

Raporti më i fundit mbarëkombëtar i infeksioneve të reja ditore krahasohet me rekordin e mëparshëm prej rreth 201.000 rastesh Covid të arritur javën e kaluar, ndërsa qeveria përpiqet të frenojë valën e shtatë të infeksioneve në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se gjysma e 47 prefekturave të Japonisë raportuan një numër rekord të infeksioneve të reja ditore me Covid-19 të mërkurën. Rritja e shpejtë e rasteve po paralizon shërbimet e transportit emergjent në kryeqytet, bëri të ditur transmetuesi publik japonez “NHK”. Tokio të mërkurën regjistroi 29.036 raste të reja ditore, një rritje gati 40 për qind nga një javë më parë.

VCG

VCG

“Infeksionet e reja janë rritur vazhdimisht me një ritëm të shpejtë në nivelin më të lartë ndonjëherë në të gjithë Japoninë”, -tha ministri i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, Shigeyuki Goto, në një takim të panelit këshillues të ekspertëve të ministrisë.

Kryeministri Fumio Kishida tha se burimet e qeverisë janë të përqendruara në forcimin e sistemit mjekësor dhe marrjen e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid. (Irma)