Gazprom (Foto Xinhua)

Gazprom (Foto Xinhua)

Gjiganti rus i energjisë “Gazprom” njoftoi se do të ndalonte funksionimin e një turbine tjetër me gaz “Siemens” në stacionin e kompresorit “Portovaya” të gazsjellësit “Nord Stream 1”.

Sipas një postimi në “Telegram”, “Gazprom” bëri të ditur se do të ndalojë funksionimin e turbinës për shkak të gjendjes së saj teknike, citon “Xinhua”.

Nga ora 07:00 e së mërkurës, kapaciteti ditor i prodhimit të stacionit të kompresorit “Portovaya” do të bjerë në 33 milionë metra kub në ditë, rreth 20 për qind e kapacitetit të tubacionit. (Elona)