Sipas agjencisë së lajmeve "Reuters", kreu i shërbimit britanik të zbulimit MI6 Richard Moore u shpreh ditët e fundit se Kina është detyra kryesore e mbledhjes së informacionit për MI6, rëndësia e së cilës e kalon atë të luftës antiterroriste. Më parë, drejtori i FBI-së amerikane Christopher Wray dhe kreu i zyrës së shërbimit të fshehtë të Britanisë së Madhe MI5, Ken McCallum, mbajtën fjalime në Londër, duke propaganduar në mënyrë ekstreme të ashtuquajturin "kërcënim nga Kina". Këta zyrtarë të ShBA-së e Britanisë së Madhe mundohen ta përbaltin Kinën, me qëllim për ta zhvendosur vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga historia e zezë e Aleancës "Pesë Sytë" e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Profesorja e asociuar e Kolegjit të Bostonit Lindsey A. Rourke zbuloi në librin e tij "Ndryshimi i fshehtë i regjimit: Lufta e Ftohtë e fshehtë e Amerikës", që në 42 vjet nga 1947 deri më 1989, ShBA-ja kreu 64 operacione të fshehta për ndryshimin e regjimit dhe gjashtë operacione publike. Ish-këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare i ShBA-së John Bolton e pranoi në një intervistë për CNN-in se ai ka marrë pjesë në planifikimin e ndryshimit të regjimit të vendeve të tjera. Prapa ndryshimeve shoqërore, si "Pranvera Arabe", "revolucionet me ngjyrë" etj., qëndrojnë forcat e Aleancës "Pesë Sytë", të cilat kanë shkaktuar trazira të vazhdueshme politike dhe shoqërore.

Nën flamujt e "demokracisë" e të "lirisë", krijimi i trazirave në vendet e tjera për interesat e veta është strategjia afatgjatë e vendeve të Aleancës "Pesë Sytë" dhe mëkati origjinal i tyre. (Xu Guang)