Foto nga VCG

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Departamenti i Punës i ShBA-së, në një javë deri më 9 korrik, numri i personave që aplikuan për herë të parë ndihmë papunësie u shtua me 9000 në krahasim me qershorin, duke arritur deri në 244 mijë e duke shënuar nivelin më të lartë qysh nga nëntori i vitit të kaluar.

Analistët janë të mendimit se, për shkak të shqetësimeve për rënien e ekonomisë amerikane, më shumë kompani kanë shpallur pezullimin e punës. Ky është shkaku kryesor i shtimit të personave që aplikojnë për herë të parë për ndihmë papunësie. Me ngritjen e pandërprerë të inflacionit, në mbledhjen e ardhshme në korrik, Rezerva Federale Amerikane ka shumë mundësi të marrë masa më radikale të rritjes së normave të interesit ose të pengimit të kërkesave të kompanive për krahë pune, duke dëmtuar rritjen e tregut të punës. (Fani)