Foto: CMG

Foto: CMG

Në më pak se gjysmë viti, kursi i këmbimit të euros ndaj dollarit amerikan ra me 12 %. Sipas një analize të publikuar në uebsajtin e gazetës gjermane "Handelsblatt", kjo është shkaktuar nga forcimi i dollarit amerikan, inflacioni i lartë në vendet e Eurozonës, përhapja e krizës energjetike evropiane dhe rritja e rreziqeve ndaj vendeve evropiane me nivel të lartë borxhesh në kushtet kur pritet që Banka Qendrore Evropiane të rrisë normat e interesit. "Goldman Sachs" vlerëson se për çdo rënie prej 1 % në parashikimet e rritjes së PBB-së për zonën e euros, monedha e përbashkët europiane humbet 2 %, dhe me krizën energjetike PBB-ja e Eurozonës sivjet është ulur 0.75 %.

Që nga shpërthimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, raundet e shumta të sanksioneve kundër Rusisë nga ShBA-ja dhe Evropa kanë dëmtuar ekonominë evropiane, kanë rritur rrezikun e recesionit dhe e kanë bërë zonën e euros një viktimë të drejtpërdrejtë. Në qershor, treguesi i çmimeve të konsumit i Eurozonës u rrit me 8.6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur një nivel rekord. Nën ndikimin e konflikteve gjeopolitike, Gjermania pati gjithashtu një deficit tregtar për herë të parë në dekada.

Zhvlerësimi i euros lidhet edhe me rritjen e normave të interesit në ShBA. Rezerva Federale promovon vlerësimin e dollarit amerikan duke rritur normat e interesit dhe mbledh në mënyrë të tërthortë pasurinë globale, ndërsa euro është bërë viktimë e "thikës së kasapit" të dollarit amerikan.