Më 13 korrik, një konsumatore në një dyqan të qytetit Miami të shtetit të Floridës/ VCG

Më 13 korrik, një konsumatore në një dyqan të qytetit Miami të shtetit të Floridës/ VCG

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Departamenti amerikan i Punës, në qershor treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 9.1 për qind në krahasim me qershorin e vjetshëm, duke shënuar rekord gjatë 40 vjetëve. Në një artikull të agjencisë amerikane të lajmeve AP thuhet se, nën presionin e inflacionit të lartë, pjesa dërrmuese e amerikanëve jetojnë në vështirësi dhe janë të dëshpëruar, ndërsa njerëzit me të ardhura të ulëta, afroamerikanët dhe hispanikët kanë pësuar goditjen më të rëndë.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, analistët e tregut janë në përgjithësi të shqetësuar që inflacioni i lartë nuk do të tregojë shenja uljeje në një periudhë afatgjatë dhe rënia ekonomike e vendit do të acarohet. (Wang Lei/ Artan)