Programi me emrin e koduar "127e", i autorizuar dhe i financuar në mënyrë të fshehtë nga qeveria amerikane, u ekspozua në media. Sipas njoftimeve të kohëve të fundit nga uebsajti amerikan "The Intercept", nëpërmjet këtij programi, qeveria amerikane u ka dërguar personave të armatosur të huaj armë, informacione dhe ndihma të tjera ushtarake, për të përgatitur agjentë për ShBA-së në shumë vende dhe për të mbrojtur interesat amerikane.

Sipas "The Intercept", nga viti 2017 deri më 2020, qeveria amerikane ka bërë 23 të ashtuquajtura "luftëra me ndërmjetës" nëpërmjet programit "127e". Vetëm në vitin 2020 ndodheshin në gjendje aktive të paktën 14 aktivitete në kuadër të programit "127e" në Lindjen e Mesme dhe Azi-Paqësor. Sipas veteranit amerikan Seth Manzel, "ne do të ndërtojmë shkolla vendore për të trajnuar partnerët në Amerikën Qendrore si të torturojnë njerëzit 'në mënyrën e duhur'."

CMG-ja vë në dukje në një koment që ShBA-ja ka një histori të gjatë të përgatitjes së forcave proamerikane në vendet e tjera, të krijimit të luftërave dhe trazirave në këto vende, si edhe të përmbysjes së regjimeve të tyre. Programi "127e" është vetëm një provë tjetër e ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të vendeve të tjera. (Xu Guang)