Foto: VCG

Foto: VCG

Një sondazh i ri kombëtar në ShBA tregoi se përqindja e mbështetjes për presidentin amerikan Joe Biden ra në 30 %, një nivel i ri i ulët.

Gazeta "New York Post" bëri të ditur në shtunën se, sipas të dhënave të "Civiqs", një kompani amerikane e sondazheve në internet, më pak se 1/3 e amerikanëve e mbështesin punën e Biden-it, ndërsa përqindja e pakënaqësisë është 57 %. Media amerikane njoftoi se, kur ish-presidenti Trump ishte në detyrë për një vit e pesë muaj, përqindja e përkrahjes ishte 44%, shumë më e lartë se për Biden-in.

Mësohet se rritja e inflacionit, çmimet e larta të gazit dhe një recesion që mund të vijë në çdo moment janë arsyet kryesore të pakënaqësisë së amerikanëve ndaj punës së Biden-it. (Çang Çuo)