Një protestë kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve në mas 2021 në Nju-Jork/ VCG

Një protestë kundër urrejtjes ndaj aziatiko-amerikanëve në mas 2021 në Nju-Jork/ VCG

Sipas gazetës amerikane "World Journal", kryeprokurori i shtetit amerikan të Kalifornisë Rob Bonta shpalli ditët e fundit në një konferencë shtypi se vitin e kaluar krimet e urrejtjes të shkaktuara nga racizmi e faktorë të tjerë në këtë shtet u shtuan 33 për qind në krahasim me vitin 2020. Ndër to, krimet e urrejtjes ndaj afroamerikanëve u rritën 13 për qind, ndërsa ndaj aziatiko-amerikanëve 178 për qind.

Bonta vuri në dukje se gjatë epidemisë së COVID-19, jo vetëm në Kalifori, por edhe në mbarë ShBA-në, krimet e urrejtjes janë shtuar shumë dhe përbëjnë një rrezik të madh ndaj sigurisë shoqërore. Në vitin 2021, në Kaliforni ndodhën 1763 krime urrejtjeje, shifra e gjashtë më e lartë që prej vitit 1996 dhe e dyta më e lartë prej vitit 2001.

Sipas të dhënave të FBI-së, numri i krimeve të urrejtjes në vitin 2019 arriti kulmin gjatë 10 vjetëve të kaluar, gjë që tregon se ky lloj krimi mbetet ende një problem serioz në ShBA. (Wang Lei/ Artan)