Mbi 71 milionë njerëz po përjetojnë varfëri në nivel global, ndërsa kriza e Ukrainës vazhdon të rrisë çmimet e ushqimit dhe energjisë, ka paralajmëruar Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në një raport të ri, cituar nga “CGTN”.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

UNDP-ja raportoi se 125 milionë njerëz përjetuan varfëri në rreth 18 muaj gjatë izolimeve dhe mbylljeve të pandemisë.

Raporti vlerësoi se 51.6 milionë njerëz më shumë ranë në varfëri, duke jetuar me 1.90 dollarë në ditë ose më pak, dhe 20 milionë njerëz të tjerë ranë në kufirin e varfërisë prej 3.20 dollarë në ditë në tre muajt e parë pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë furnizues të mëdhenj të ushqimit në tregun global, duke zënë së bashku pothuajse një të katërtën e eksporteve globale të grurit, rreth 14 për qind të eksporteve të misrit dhe mbi gjysmën e eksporteve të vajit të lulediellit. Rusia ishte gjithashtu eksportuesi më i madh dhe i dytë më i madh në botë i gazit natyror dhe naftës së papërpunuar.

Në vendet me të ardhura të ulëta, shpenzimet për ushqim zakonisht përbëjnë 42 për qind të të ardhurave familjare të familjeve. Ndërsa vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, njerëzit kanë parë rritje të çmimeve të karburantit dhe artikujve kryesorë ushqimorë. (Irma)