Teknologjia kineze e ka ndihmuar platformën elektronike të pagesave të lëvizshme "M-Pesa" të ruajë funksionimin e mbarë në Kenia.

Platforma elektronike e pagesave të lëvizshme "M-Pesa" u përurua në vitin 2007. /CMG

Platforma elektronike e pagesave të lëvizshme "M-Pesa" u përurua në vitin 2007. /CMG

Kjo platformë, e përuruar në vitin 2007, ka fituar popullaritet për shkak të një funksioni të veçantë, që u lejon përdoruesve të transferojnë para dhe të bëjnë pagesa duke përdorur një shërbim telefonik edhe kur nuk kanë smartfon ose telefoni i tyre nuk mund të lidhet me internetin.

"Mendoj se 'M-Pesa' i ka revolucionarizuar pagesat në Kenia. Është shumë e lehtë për mua të bëj pagesa," u shpreh për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) Miller, një menaxher hoteli.

"Unë mund të tërheq para nga banka dhe t'i vendos në llogarinë time në 'M-Pesa' dhe t'i përdor kur të dua - në restorant, në supermarket - duke i paguar faturat drejtpërdrejt nga telefoni im. Në qendra tregtare dhe për hotele e apartamente, klentët tanë e kanë shumë të lehtë të paguajnë," shtoi ai.

Megjithatë, baza e përdoruesve në rritje të shpejtë ka sjellë sfida teknike për shërbimin. Në vitin 2012, për shkak të numrit të madh të përdoruesve dhe kapacitetit të pamjaftueshëm të platformës, shërbimi i tërheqjes së parave shpesh dilte jashtë funksionimit të premteve.

Teknologjia kineze e ndihmoi operatorin të krijonte një shërbim të pagesave të lëvizshme të brezit të dytë "M-Pesa" më të qëndrueshëm dhe më të fuqishëm.

"Ne kemi punuar me ta për të krijuar një platformë që mund të mbështesë dhjetëra miliona përdorues për të përdorur 'xhep të lëvizshëm'. Shkalla e suksesit të biznesit të saj është rritur shumë dhe koha e prishjes çdo vit është ulur në mënyrë të ndjeshme," tha për CMG-në Meng Wei, kreu i zyrës përfaqësuese në Kenia të një kompanie teknologjike kineze.

Kjo kompani bën gjithashtu përpjekje për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të zhvilluar më shumë shërbime.

"'M-Pesa' ka integruar një ekosistem të fortë, në të cilin përdoruesit mund të rezervojnë bileta treni dhe fluturime në platformë. Shpresojmë të përdorim teknologjinë kineze për ta ndihmuar popullin kenian që të shijojë plotësisht zhvillimin e ekonomisë digjitale. Ne besojmë se në epokën e ekonomisë digjitale, askush nuk duhet të mbetet pas", u shpreh Meng.