Foto nga VCG

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Ukrainës do të tkurret të paktën 35 për qind këtë vit për shkak të konfliktit me Rusinë, njoftoi të martën agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, duke cituar kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër, Shmyhal tha se ekonomia ukrainase ka filluar të rimëkëmbet. Sipas tij, qeveria kreu një fushatë relativisht të suksesshme të mbjelljes së grurit dhe rifilloi logjistikën përtej kufirit perëndimor, megjithatë ekonomia ende përballet me shumë sfida, citon “Xinhua”.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Statistikave, PBB-ja e Ukrainës u tkurr me 15.1 për qind nga viti në vit në janar-mars 2022.

Sipas vlerësimeve të Bankës Kombëtare të Ukrainës, në gjysmën e dytë të vitit, shkalla e tkurrjes ekonomike do të jetë më e ulët, por në përgjithësi, PBB-ja reale e Ukrainës do të ulet me më shumë se 30 për qind gjatë vitit. (Elona)