Foto:VCG

Foto:VCG

Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shkelur vazhdimisht të drejtat ekonomike të iranianëve duke vendosur sanksione të paligjshme dhe duke kërcënuar të drejtën e fëmijëve për shëndetin duke kufizuar aksesin e vendit në mjekësi.

Në një postim në “Twitter”, Ali Bahadori Jahromi theksoi se asnjë komb tjetër në botë nuk ka qenë shënjestër e krimeve të të drejtave të njeriut të SHBA-së dhe, si rrjedhim, nuk i ka kuptuar më shumë sesa Irani, citon “Xinhua”.

Irani ka qenë një objektiv i sanksioneve mizore të SHBA-së gjatë katër dekadave të fundit. Sanksionet janë intensifikuar pas tërheqjes së Uashingtonit nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, i nënshkruar midis Teheranit zyrtar dhe fuqive botërore në maj 2018.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara pretendojnë se ilaçet dhe pajisjet mjekësore nuk janë në listën e sanksioneve, Irani nuk mund t'i importojë këto artikuj në praktikë për shkak të kufizimeve në sektorin e tij bankar. (Elona)