Foto nga VCG

Të paktën tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës, dhe një i dyshuar u arrestua, njoftoi policia lokale, citon “CGTN”.

Tre viktimat janë respektivisht dy danezë 17-vjeçarë dhe një rus 47-vjeçar me banim në Danimarkë, bëri të ditur policia lokale në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, duke shtuar se dy danezë dhe dy suedezë janë plagosur rëndë.

Policia lokale njoftoi gjithashtu se nuk kishte asnjë tregues se të shtënat ishin një akt terrorizmi.

“Policia mori raporte për të shtëna me armë zjarri në qendrën tregtare “Field”, në zonën Amager të Kopenhagës jugore, rreth orës 17:30 të së dielës”, -tha Soren Thomassen, kryeinspektori i policisë së Kopenhagës, në një konferencë për shtyp.

Thomassen tha se një danez 22-vjeçar u ndalua jashtë qendrës tregtare menjëherë pasi mbërriti policia.

Policia ka nisur një operacion masiv në të gjithë rajonin e Zelandës, rajonin administrativ më jugor të Danimarkës. Komuna e Kopenhagës gjithashtu ka aktivizuar reagimin e saj emergjent pas incidentit. (Fatosi)