Në Samitin e NATO-s në Madrid të mërkurën u miratua një dokument i ri strategjik, ku përmendet për herë të parë Kina, duke e quajtur atë si "sfidë sistemike për sigurinë euroatlantike". NATO-ja ka krijuar kështu një armik imagjinar për kundërvënie në grup, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Sipas gazetës belge "Le Soir", "NATO-ja është vetëm një mjet për hegjemoninë e ShBA-së".

Por, gjatë procesit të zgjerimit afatgjatë të NATO-s, brenda saj kanë lindur përçarje të thella. NATO-ja është aleanca ushtarake më e madhe globale, ku ShBA-ja është vendi kryesor, ndërsa Evropa është më shumë si një ndjekëse. Por Evropa e kupton qartë se nuk ekziston ndonjë konflikt i madh interesi ose kontradikta gjeopolitike mes saj dhe Kinës. Si rezultat, dokumenti më i ri strategjik i NATO-s e cilëson Kinën si "sfidë sistemike", por edhe bën thirrje për "qëndrim të hapur për kontakte konstruktive me Kinën."

Kina nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, nuk "eksporton" ideologjinë, nuk ushtron të ashtuquajturin "juridiksion me krah të gjatë", nuk bën kërcënime ekonomike dhe nuk vendos sanksione të njëanshme. Atëherë, si mund të përbëjë "sfidë sistemike" për NATO-n? Ndërsa NATO-ja, që vetëquhet si "organizatë mbrojtëse", ka bërë disa luftëra ndaj vendeve të tjera.

Në vitin 2001, trupat e NATO-s, nën udhëheqjen e ShBA-së, pushtuan Afganistanin, ndërsa pas dy vjetësh, forcat e koalicionit të NATO-s, të drejtuara nga ShBA-ja e Britania, nisën luftën e Irakut për një "pluhur larës", e mbyll komentin CMG. (Xu Guang)