Një protestë për mbrojtjen e të drejtës së abortit në Los-Anxhelos më 14 maj 2022/ VCG

Një protestë për mbrojtjen e të drejtës së abortit në Los-Anxhelos më 14 maj 2022/ VCG

Sipas njoftimit të së hënës të gazetës britanike "The Guardian", ekspertët janë të mendimit se, pas heqjes së të drejtës kushtetuese të abortit në ShBA, ka mundësi të madhe që të shtohet numri i vdekjeve të grave shtatzëna, veçanërisht atyre me ngjyrë.

Nga studimet del se në vitin 2020, mundësia e vdekjes së grave shtatzëna afroamerikane ishte 2.9 herë më e lartë se e grave të bardha në të njëjtën moshë.

Prej kohësh, gratë shtatzëna me ngjyrë janë shpërfillur në sistemin shëndetësor të ShBA-së dhe kanë pësuar shpesh diskriminim racial gjatë procesit të kujdesit shëndetësor për to. (Wang Lei/ Artan)