VCG

VCG

Më shumë se 330.000 amerikanë mund të ishin shpëtuar gjatë pandemisë Covid-19 nëse Shtetet e Bashkuara do të operonin nën një sistem të kujdesit shëndetësor universal, raportoi së fundmi “Kaiser Health News” (KHN), citon “Xinhua”.

Kujdesi shëndetësor universal do të kishte ndihmuar në adresimin e kushteve themelore dhe para-ekzistuese që kontribuuan në vdekjet e lidhura me Covid, duke shpëtuar përfundimisht mbi 338.000 jetë midis fillimit të pandemisë dhe mesit të marsit 2022, raportoi “KHN”, duke cituar një studim të ri të botuar në “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së.

Ky numër gati një e treta e vdekjeve totale të lidhura me Covid 19. (Elona)