Kine Etiopi Xinhua

Kine Etiopi Xinhua

Qeveria kineze i dorëzoi të hënën Etiopisë 10 milionë doza shtesë të vaksinës “Sinopharm” kundër Covid-19.

Grupi i fundit i 10 milionë dozave të vaksinës pritet të nxisë më tej përpjekjet e Etiopisë për vaksinimin anti-Covid, duke luajtur një rol vendimtar në luftimin e ndikimeve socio-ekonomike të pandemisë, bën të ditur “Xinhua”.

Ceremonia e dorëzimit u ndoq nga zyrtarë të lartë të qeverisë etiopiane dhe anëtarë të misionit diplomatik kinez në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë.

Ministrja etiopiane e Shëndetësisë, Lia Tadesse, tha gjatë ceremonisë së dorëzimit se dhurimi i fundit do të nxiste përpjekjet e Etiopisë kundër pandemisë.

“Përfshirë këtë donacion, qeveria e Kinës ka dhuruar gjithsej 14 milionë doza vaksinash në Etiopi për të luftuar virusin, për të rivendosur ekonominë dhe për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Aty ku ka unitet dhe bashkëpunim, ka gjithmonë fitore. Shpresoj se Etiopia, Kina dhe pjesa tjetër e botës do të luftojnë pandeminë në një mentalitet solidariteti për të mposhtur virusin”, -tha Tadesse.

Sipas Ambasadës Kineze në Etiopi, Kina është angazhuar të dhurojë 25 milionë doza vaksinash në Etiopi, duke lehtësuar prokurimin e Etiopisë të vaksinave nga Kina.

Ambasadori kinez në Etiopi, Zhao Zhiyuan, tha se që nga fillimi i pandemisë, Etiopia dhe Kina kanë ofruar mbështetje reciproke, duke shtuar një kapitull të ri në miqësinë mes tyre.

“Pala kineze është e gatshme të punojë me Etiopinë për përdorimin e mirë të vaksinave si një armë e fuqishme për të mposhtur pandeminë përmes një bashkëpunimi më të ngushtë shëndetësor, në mënyrë që të japim vërtet kontribut për shëndetin dhe mirëqenien e popujve tanë dhe për miqësinë mes dy vendet tona”, -tha Zhao. (Elona)