Protestat ne Madrid kunder Nato-s (Foto Xinhua)

Protestat ne Madrid kunder Nato-s (Foto Xinhua)

Mijëra persona protestuan në Madrid për të bërë thirrje për paqe dhe për të kundërshtuar Samitin e NATO-s që do të mbahet në qytetin spanjoll këtë javë, njofton “Xinhua”.

Lëvizjet sociale, antimilitariste dhe pacifiste nga e gjithë bota u mblodhën për të treguar mbështetje për një kongres të përfunduar të shtunën nga një grup anti-NATO, dhe deklaratën e tij të fundit që bën thirrje për paqe.

Jose Luis Centella, president i Partisë Komuniste të Spanjës, tha për “Xinhua” se mijëra njerëz demonstruan në Madrid për paqen, për një botë shumëpalëshe në mënyrë që Spanja të mund të jetojë në harmoni.

Demonstruesit mendojnë se një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në Evropë e nxitur nga aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja ishte një kërcënim për paqen, duke thënë se shpenzimet duhet t'u jepeshin shkollave dhe spitaleve.

Si përgjigje ndaj demonstratës masive, qeveria spanjolle ka vendosur masa të forta sigurie përpara Samitit të NATO-s. (Fatosi)