VCG

VCG

Ditët e fundit, revista "The Atlantic Monthly" botoi një artikull, ku thuhet se në Samitin e Amerikave të sapopërfunduar, u dëshmua çrregullimi i politikës së brendshme të ShBA-së dhe rënia e ambicieve të këtij vendi.

Sipas artikullit, nëse një grup politologësh do të donin të krijonin një mekanizëm për të llogaritur rënien e ndikimit dhe statusit të ShBA-së, një i tillë mund të ishte Samiti i Amerikave. Përgatitja kaotike, farsa e listës së të ftuarve, temat e improvizuara dhe ndërhyrja kudo e politikës së brendshme amerikane në samit, të gjitha këto dëshmojnë keqfunksionimin dhe rënien e ambicies së ShBA-së. Një diplomat i Amerikës së Jugut e përshkroi këtë samit si "të improvizuar".

Artikulli vë në dukje gjithashtu se presidenti Biden tha në fjalimin e vet në samit se, "pavarësisht çfarë ndodh në botë, Amerikat janë përparësi për ShBA-në", por siç thonë venezuelianët, nga e thëna në të bërë është një rrugë e gjatë. (Xu Guang)

VCG

VCG