Foto nga VCG

Turqia vijoi për disa ditë me radhë betejën kundër zjarreve pranë një vendpushimi në zonën bregdetare të Marmarasë.

Të paktën 247 persona janë evakuuar nga zonat e kërcënuara nga zjarret e shkaktuara nga era, deklaroi ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Vahit Kirisci, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu, përcjell “Xinhua”.

Kirisci tha se nga flakët përfshinë 3000 hektarë tokë, ndërsa për shuarjen e zjarrit u angazhuan 12 avionë, 45 helikopterë dhe 2600 persona.

Zjarret shpërthyen në disa vende të martën në mbrëmje në rajonin Bordubet pranë rrethit Marmara të provincës jugperëndimore të Muglas, një zonë tepër e preferuar për pushuesit.

Ministri i Brendshëm Soylu tha se autoritetet po e trajtojnë si një zjarrvënie të mundshme dhe kanë identifikuar një të dyshuar. (Irma)