Borxhet shendetesore ne SHBA (Foto Couriernewsroom)

Borxhet shendetesore ne SHBA (Foto Couriernewsroom)

Mbi 100 milionë njerëz në SHBA, duke përfshirë 41 për qind të të rriturve, janë pjesë e një sistemi ië kujdesit shëndetësor që po i shtyn sistematikisht pacientët në borxhe, sipas një raporti të botuar në një të përditshme të shtetit amerikan të Xhorxhias.

Me gjithë vëmendjen e re nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, problemi është shumë më i përhapur sesa raportohej më parë, bëri të ditur gazeta “Rome News-Tribune”, duke cituar një hetim nga “Kaiser Health News” (KHN) dhe Radio Kombëtare Publike (NPR).

“Kjo për shkak se pjesa më e madhe e borxhit që grumbullojnë pacientët fshihet si bilancet e kartave të kreditit, hua nga familja ose plane pagese për spitalet dhe ofruesit e tjerë mjekësorë”, -thuhet në raport, citon “Xinhua”.

“Pamja është e zymtë. Në pesë vitet e fundit, më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë raportojnë se kanë hyrë në borxhe për shkak të faturave mjekësore ose dentare”, -thuhet në raport.

Një e katërta e të rriturve me borxhe të kujdesit shëndetësor kanë borxh më shumë se 5000 dollarë amerikanë. (Elona)