Nikolin Jaka (Foto Vizionplus)

Nikolin Jaka (Foto Vizionplus)

Bizneset shqiptare po përballen me dyfishimin e kostove për shkak të konfliktit në Ukrainë, ndërkohë që ende nuk kishin marrë veten nga humbjet që shkaktoi pandemia e Covid-19.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka, tha se bizneset janë në limitet e ekzistencës, ndaj i bëri thirrje qeverisë për mbështetje, bën të ditur “RTSH”. Nga ana tjetër, Jaka u bëri thirrje bizneseve që të solidarizohen me ndihma ushqimore si dhe medikamente për Ukrainën.

Në takimin me kryetarin e Dhomës së Tregtisë Tiranë, Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria ka treguar ndaj Ukrainës si dhe bëri thirrje për ndihmë financiare dhe humanitare. (Elona)