BQE (Foto Cgtn)

BQE (Foto Cgtn)

Fluksi i ukrainasve që largohen për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë mund të lehtësojë pak shtrëngimin e vërejtur në tregun e punës në zonën e euros, sipas një raporti mujor të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), cituar nga “Xinhua”.

Rreth 7 milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga Ukraina, thuhet në raportin e BQE-së, që citon Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të arrijnë në zonën e euros.

Të dhënat nga raporti i BQE-së treguan se kriza Rusi-Ukrainë ka ndikuar qartë në zgjedhjen e vendeve të destinacionit nga ukrainasit, pasi 75 për qind e emigrantëve ukrainas aktualisht jetojnë në zonën e euros, me një numër veçanërisht të madh në Itali (30 për qind), Gjermani (18 për qind) dhe Spanjë (13 për qind). Megjithatë, vetëm 24 për qind e refugjatëve nga Ukraina do të zgjidhnin të vendoseshin në zonën e euros në vitet e para krizës, sipas raportit. (Elona)