Qytetarët në Greqi dhe Turqi ndajnë pesimizëm për ekonominë dhe skepticizëm mbi krizën e Ukrainës dhe rolin që SHBA-ja dhe NATO-ja luajnë në sigurinë në Evropë, sipas rezultateve të një sondazhi të përbashkët të opinionit publik të publikuar të dielën, cituar nga “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas sondazhit, 80.4 për qind e turqve dhe 57.4 për qind e grekëve të pyetur besojnë se gjërat nuk po shkojnë mirë në vendin e tyre në përgjithësi dhe përkatësisht 68.2 për qind dhe 60.7 për qind presin që situata financiare në Turqi dhe Greqi të përkeqësohet gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Për më tepër, 51 për qind e grekëve dhe 47.9 për qind e të anketuarve në Turqi thanë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të luajnë një rol në sigurinë evropiane dhe në fakt prania e saj në Evropë rrit tensionet dhe pasigurinë.

Sondazhi, i cili u krye në maj 2022 nga kompanitë e sondazheve “MRB” dhe “KONDA”, me pjesëmarrjen e 1003 shtetasve grekë dhe 1786 turqve, u realizua për institutet me qendër në Athinë “ELIAMEP” dhe “DiaNEOsis”, si dhe për Qendrën e Politikave të Stambollit (IPC). (Irma)