Karl Lauterbach (Foto Vorwaerts.de)

Karl Lauterbach (Foto Vorwaerts.de)

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, shprehu shqetësimin për rritjen aktuale të infeksioneve Covid-19, duke paralajmëruar se ka nisur një valë verore, njofton “Xinhua”.

“Vala e paralajmëruar e verës për fat të keq është bërë realitet. Kjo do të thotë gjithashtu pak lehtësim për javët e ardhshme”, -tha Lauterbach për gazetën “Rheinische Post”.

Shkalla e incidencës shtatëditore mbarëkombëtare për 100.000 banorë u rrit në 472.4 të mërkurën, pothuajse dy herë më e lartë se një javë më parë, sipas institutit “Robert Koch” (RKI) për sëmundjet infektive.

Për herë të parë që nga prilli, infeksionet ditore të Covid-19 në Gjermani kaluan 100.000 të martën, bëri të ditur instituti.

Rritja e re i atribuohet kryesisht dy nënvarianteve më ngjitëse të Omicron, BA.5 dhe BA.4.

Lauterbach inkurajoi të moshuarit dhe njerëzit vulnerabël që të marrin vaksina përforcuese, të cilat mund të parandalojnë simptoma të rënda edhe nëse nuk parandalojnë domosdoshmërisht infeksionet.

Nga 69.4 milionë të rritur në Gjermani të moshës 18 vjeç e lart, rreth 85 për qind janë të vaksinuar kundër Covid-19. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 69 për qind kanë marrë një injeksion përforcues ndërsa 7.8 për qind kanë marrë tashmë dy doza.

Shumica e kufizimeve të Covid-19 në Gjermani janë hequr, duke e bërë një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian që hoqi kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga një shtet tjetër anëtar i BE-së për muajt e verës. (Fatosi)