Foto; Visual People

Foto; Visual People

Sipas njoftimeve të së hënës të gazetës "Financial Times", gati 70 % e ekonomistëve të anketuar parashikojnë se ekonomia amerikane do të ulet vitin e ardhshëm

Gazeta "Financial Times" dhe Shkolla e Biznesit e Universitetit të Çikagos bashkëpunuan nga 6 deri më 9 qershor për një sondazh, sipas të cilit gati 40 % e 49 të pyeturve presin që Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) do të deklarojë që ekonomia amerikane do të ulet në tremujorin e parë ose të dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa një e treta besojnë se kjo deklaratë do të publikohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Në krahasim me sondazhin e shkurtit, tani më shumë ekonomistë besojnë se inflacioni bazë në ShBA, i matur nga treguesi i çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal, do ta kalojë 3 % deri në fund të vitit 2023. Tensionet gjeopolitike dhe rritja pasuese e kostove të energjisë parashikohen se do të jenë faktorët kyçë që do të nxisin inflacionin gjatë 12 muajve të ardhshëm.