“Dialogu Shangri-La, i cili përfundoi të dielën, duhet të ishte një platformë ideale për të nxitur bashkëpunimin për paqen dhe prosperitetin në zonën e Azi-Paqësorit. Për fat të keq, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë përdorur atë për të nxitur konfrontimin dhe për të detyruar vendet e rajonit që të kontrollojnë Kinën”, shkruan “Xinhua” në një koment të saj.

Në koment thuhet se duke shpërndarë sloganin “Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur” për të fshehur qëllimin e vërtetë të ruajtjes së hegjemonisë globale të SHBA-së, vendet perëndimore kanë ekspozuar një paaftësi për të përmbushur pritshmëritë rajonale për bashkëpunim.

“Rajoni duhet të qëndrojë vigjilent ndaj strategjive hipokrite gjeopolitike të Uashingtonit zyrtar. Mbi të gjitha, vënia e vendeve kundër njëri-tjetrit nuk mund të krijojë një të ardhme më të mirë për Azi-Paqësorin”, -theksohet në koment.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas “Xinhua”, theksi që sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vuri në fjalimin e tij të grupeve të tilla si AUKUS dhe Quad, dëshmon se SHBA nuk ka paguar më shumë sesa fjalë me premtimin se nuk do të kërkonte ndarje apo grindje në rajon. Austin u kërkoi vendeve të rajonit të forcojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Megjithatë, është vetë vendi i Austin-it që ka shpërfillur shpesh ligjin ndërkombëtar, është tërhequr arbitrarisht nga mekanizmat dhe traktatet shumëpalëshe, ka vendosur sanksione të njëanshme kundër vendeve që nuk i pëlqejnë dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të kombeve sovrane, bëhet e ditur në komentin e “Xinhua”, ku theksohet se me ringjalljen e unilateralizmit dhe një mentaliteti të Luftës së Ftohtë, Azi-Paqësori rrezikon të kthehet në ndarje dhe konfrontim.

“Kina ka ndërmarrë veprime konkrete për të ruajtur paqen në rajon dhe më gjerë, duke propozuar Iniciativën e Sigurisë Globale, duke i ofruar komunitetit ndërkombëtar zgjidhje dhe mençuri kineze për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Rajoni i Azi-Paqësorit është fuqia ekonomike më e gjallë dhe më premtuese në botë. Vendet duhet të mbështesin së bashku paqen dhe stabilitetin rajonal për të luftuar për një komunitet Azi-Paqësor me një të ardhme të përbashkët”, thekson “Xinhua” në koment.