Banka Qendrore Evropiane (Foto Xinhua)

Banka Qendrore Evropiane (Foto Xinhua)

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se do të rrisë normat bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, në takimin e saj të politikës monetare të korrikut.

Përmes një deklarate, BQE njoftoi se do të përfundojë gjithashtu blerjet neto të aktiveve në kuadër të programit të saj të blerjes së aktiveve (APP) që nga 1 korriku, duke i dhënë fund skemës së stimulimit ekonomik përballë presioneve inflacioniste, bën të ditur “Xinhua”.

Banka vendosi gjithashtu të lërë të pandryshuara normën e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë marxhinale dhe atë të depozitave.

Në deklaratë thuhet se Këshilli Drejtues i BQE-së do të sigurohet që inflacioni të kthehet në objektivin e synuar prej 2 për qind në periudhën afatmesme.

BQE pret që inflacioni të rritet në 6.8 për qind në vitin 2022 përpara se të zbutet në 3.5 për qind në vitin 2023 dhe 2.1 për qind në 2024-n, të cilat janë mbi parashikimet e marsit. (Irma)