Administrata aktuale amerikane po konsideron t'i japë fund disa tarifave të epokës së ish-presidentit Donald Trump mbi mallrat kineze, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin e brendshëm, cituan mediat lokale Sekretaren e Tregtisë, Gina Raimondo, bën të ditur “Xinhua”.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Raimondo-s dhe zyrtarëve të tjerë të administratës që të analizojnë planet e mundshme për heqjen e disa prej tarifave të administratës Trump mbi importet kineze, raportoi gazeta në gjuhën kineze “Lianhe Zaobao”.

Administrata aktuale ka vendosur të ruajë tarifat për çelikun dhe aluminin për të mbrojtur industrinë vendase të çelikut, tha Raimondo, duke shtuar se mund të ketë kuptim heqja e tarifave për produkte si mallrat shtëpiake dhe biçikletat. Ndërsa amerikanët po vuajnë nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit, Biden tha më herët se lufta kundër inflacionit është përparësia e tij kryesore ekonomike. (Irma)